Fishekzjarret festive dhe protestat shoqëruan aktivitetet e 244-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Manifestuesit anti-racizëm nuk i ndalën tubimet e tyre, ku kërkojnë nisjen e një epoke të re pa dallime racore. Kjo situatë zuri vendin kryesor në fjalimin tradicional për këtë festë të presidentit Trump.
Duke mos hedhur poshtë kauzën e tyre anti-raciste, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se revoltat janë një mashtrim i madh që përdhos simbolet kombëtare dhe se prapa tyre fshihet e majta radikale.
?Jemi duke e mundur të majtën radikale, Marksistët, anarkistët, agjitatorët, banditët dhe njerëzit të cilët nuk ia kanë idenë së çfarë janë duke bërë. Nuk do të lejojmë askënd të ndajë qytetarët tanë nga raca apo sfonde të tjera?, tha Trump.
Festa përfshinte edhe paradën e avionëve bombardues B-52 dhe gjuajtësve F-35 të konsideruar si krenaria e forcave ajrore amerikane. Dita që shënon shkëputjen nga dominimi britanik dhe krijimin e një unioni të pavarur shtetesh, i gjen Shtetet e Bashkuara edhe në një tjetër betejë, atë me koronavirusin. Të prekurit janë gati 3 milionë, ndërsa ditët e fundit infektimet e reja nuk bien poshtë 40 mijëshit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/